Pas 3 orësh ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama dhe Hashim Thaçit në burgun e Hagës.
Rama tha se kjo vizitë ishte një çmallje e nevojshme dhe se Thaçin e gjeti “në top formë”.
“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë. Kur e kam takuar para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës Clirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UCK.
Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet e as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera se ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë demokratike e sovrane”, tha Rama.