
Një ditë më parë në media ka qarkulluar lajmi se Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpie për arkitektin italian Stefano Boeri.
Pas publikimit të lajmeve ka reaguar vetë arkitekti duke thënë se është i tronditur dhe i befasuar nga vendimi i Prokurorisë së Milanos.
“Në lidhje me lajmet e fundit në media, Stefano Boeri deklaron: Jam i befasuar dhe jashtëzakonisht i tronditur. Pres me besim takimin me gjyqtarin e hetimit paraprak për të sqaruar përfundimisht pozicionin tim”, deklaron arkitekti Stefano Boeri.
Mediat italiane shkruajnë se Prokuroria e Milanos kërkoi arrest shtëpiak për arkitektët e njohur ndërkombëtarisht Stefano Boeri dhe Cino Zucchi, të cilët janë nën hetim për manipulim falsifikim tenderi në lidhje me konkursin ndërkombëtar të projektit për ndërtimin e Beic-it, Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës, e cila duhet të ndërtohet deri në vitin 2026 në zonën e Porta Vittoria.