Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar në një prononcim për gazetarët para SPAK, mesazhet e Taulant Ballës me njëri nga anëtarët e bandës së Elbasanit.

Berisha hodhi akuza ndaj Taulant Ballës, duke thënë se ka ndikuar në sistemin e drejtësisë, duke arrestuar Çapjat me kërkesë të Çelëve.

Berisha: Më datën 10/02.2020, “Target”, njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me telefonon e tij AM5p80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rënë dakord ti kërkonin Taos.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhan afat deri ne dhjetor. Taos i keni kërkuar arrestimin e kundërshtareve të tyre. Taos iu përgjigj: A garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë të gjithë ata që donI në burg.

Dokumenti i publikuar nga Berisha para SPAK

Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë ju burgosim ata që doni ju. Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.

Me pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tao është Taulant Balla. Është një kriminel që ky është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat nëse këta vendosin në listë ata që duna të arrestohen. Në listë, me date 24-25 mars të 2021, sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Tao përcakton tenderat, vendimet e gjykatave. /gazetajone