Nuk është një sekret i madh: Ekziston një ndryshim midis të bërit dashuri dhe seksit. Të bërit dashuri nuk është domosdoshmërisht për njerëzit në marrëdhënie të përkushtuara dhe të mos keqkuptohemi – seksi i rastësishëm dhe eksplorimi i seksualitetit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ndonjëherë, ndryshimi mes tyre mund të bëhet pak i paqartë, megjithatë ka një ndryshim midis të bërit dashuri dhe seksit.
Më poshtë, tre ekspertë të seksit të kontaktuar nga Elite Daily zbërthejnë këto ndryshime.
Kur bëni dashuri, qëllimi mund të mos jetë gjithmonë orgazma
Sipas Gigi Engle, një trajnere e certifikuar e seksit, seksologe dhe autore e “All The F*cking Mistakes: A Guide To Sex, Love, and Life” ju e dini se po bëni dashuri kur “jeni shumë të dhënë ndaj gjërave që personi tjetër po i bën trupin tuaj: mënyra e puthjes, aroma, teknika seksuale. Ju keni kimi dhe gjërat janë të nxehta. Do të thotë se ka një shkëndijë. Çdo gjë funksionon.”
Të bërit dashuri mund të kërkojë shumë kohë dhe mund të vendosni që orgazma nuk është qëllimi juaj. E gjitha ka të bëjë me ndjenjat e thella dhe rritjen e dashurisë.
Mund të ndjeheni më rehat që të komunikoni se si ndiheni
Kur jeni duke bërë dashuri, mënyra se si flisni dhe silleni mund të ndryshojë. Kjo nuk do të thotë se biseda me fjalë “të pista” nuk ndodh, por mund të zgjidhni të përfshini formulime më të dashura, emocionuese. Të bërit dashuri mund t’ua lehtësojë çifteve aftësinë për të qenë shumë të hapur dhe të rehatshëm me njëri-tjetrin.
“Zgjedhja e fjalëve mund të bëjë ndryshimin midis një përvoje mahnitëse seksuale dhe një bisede ‘të pistë’ që tingëllon si një skenar i keq porno,” tha për Elite Daily psikologia Jennifer B. Rhodes.
Çiftet mund të jenë shumë më të ndjeshëm kur bëjnë dashuri
Gjatë një momenti pasionant të të bërit dashuri, çiftet mund të jenë jashtëzakonisht të ndjeshëm emocionalisht – deri në pikën ku është normale të qash. Sipas edukatorit të seksualitetit Jamie J. LeClaire, cenueshmëria emocionale dhe pajtueshmëria seksuale mund të duken si “shkalla në të cilën ju dhe një partner jeni të dhënë pas njëri-tjetrit në dhomën e gjumit. Kjo përfshin vlerat, besimet tona, dëshirat, prirjet seksuale, preferencat, ngërçet dhe pritjet tona rreth seksit.”
Seksi intim mund t’i bëjë çiftet të jenë më të vëmendshëm ndaj njëri-tjetrit dhe vetes
“Ne meritojmë të jemi në marrëdhënie seksuale në të cilat ndihemi me vetëbesim, të sigurt dhe të kënaqur”, tha LeClaire. “Seksi është një formë e intimitetit, prandaj është e rëndësishme të ndiejmë se intimiteti është i dyanshëm. Nuk duhet të ndihet sikur partneri pret diçka nga ju të cilën nuk jeni në gjendje ta jepni.”