
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan të javës së kaluar, ditën e martë, 22 Mars, një fragment nga biseda me të ftuarin Tonin Gjinaj ku moderatorja ndau disa këshilla për kursimin e karburantit të makinës, u bë virale.
Rrjetet sociale u ndalën në shprehjen “mos frenoni duke shtypur frenat” për të krijuar materiale gazmore me frazën e moderatores.
Rudina Magjistari riktheu në emisionin e ditës së sotme, 29 Mars këtë pjesëz për të sqaruar kontekstin e saj përtej shakasë.