Mesazhe të reja janë përcjellë nga aktori Bes Kallaku drejt ish-partneres së tij, Xhensila Myrtezaj. Në dy këngë që ai ka publikuar me këngëtaren Eli Malaj, Bes Kallaku ka shkruar tekstin, e mesa duket nuk ka lënë dot pa i përfshirë ndjenjat e tij. Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

Në këngën e parë, fjalët duket se janë dedikim për këngëtaren Myrtezaj: Mundem me pas 1000 veta, po pa ty prapë ndjehem vetëm. Mundem me pas 1000 jetë po pa ty e kisha dhënë jetën. Hajde bjer o shi, që të mos shihen lotët e mi. Bëhem si fëmijë kur sytë i kam tek ti. Kisha menu si unë jam dashuru, por dashurinë kurrë se kisha jetu. Kisha menu se isha i gëzu, asnjonën prej tyre se kam përjetu derisa ty të kisha taku. Lavdia e Zotit që të solli tek mu.

Ndërsa në këngën e dytë, duket se është në dilemë.

“Falja të gjithë më thonë falja, por nuk ma bën zemra dhe nuk ma thotë fjala. Me ik prej teje më shpëtoi veç ndarja. A me të fal, a mos me të fal, as vetë nuk e di. A thu ia ka vlejt kur zemrën e shite,”-reciton Kallaku në këngë.

Të gjithë në rrjet janë të bindur se janë dedikime për Xhensilën, por a janë vallë?

Prej muajsh Xhensila dhe Besi jetojnë të ndarë, vetëm pak javë pasi këngëtarja solli në jetë djalin Amen. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me ndarjen, dhe arsyet që i çuan drejt divorcit, ndërkohë që nuk kanë munguar thumbat mes njëri-tjetrit, edhe në projektet e tyre muzikore.