Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka propozuar një zgjidhje të pazakontë për përdorimin e kampit të Gjadrit në Lezhë. Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Renzi ka sugjeruar që qendra e emigrantëve në Shqipëri të transformohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali, të cilët kanë pasaportë shqiptare.

“Së bashku duhet të ndalojmë së shpenzuari paratë e italianëve kot. Kampin e emigrantëve në Shqipëri mund ta transformojmë në një burg për të dënuarit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Itali,” u shpreh Renzi.

Ai shtoi se për këtë çështje do të flitet në emisionin shqiptar Piranjat, që ka zbuluar detaje për kushtet e punës dhe jetës së policëve italianë që shërbejnë në Shqipëri.

Duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë, Renzi theksoi: “Të tjerët vetëm kritikojnë dhe përdorin slogane; ne ofrojmë alternativa konkrete. Çfarë mendoni, a do të na dëgjojnë këtë herë?”

Propozimi i Renzit pritet të ngjallë debate të shumta, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, duke qenë se prek tema të ndjeshme si emigracioni dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.