Gazetarja Valbona Mhilli e ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ rrëfeu sesi u bë pjesë e ekranit televiziv.

Gazetarja Mhilli tregoi se gazetaria ka qenë një ëndërr e saj. Ajo thotë se isha telefonuesja dhe dëgjuesja e të gjitha emisioneve.

Valbona Mhilli: Gjithçka ka filluar kur isha fëmijë dhe bëja prova me radion e shtëpisë. Gazetaria ishte një ëndërr e imja. Kur isha e vogël, isha telefonuesja dhe dëgjuesja e të gjitha emisioneve radiovizive dhe televizive. Madje disa herë edhe ndryshoja zërin, e bëja njëherë si nga Tirana, njëherë si nga Shkodra, njëherë tjetër si nga Puka dhe telefonoja.

Valbona Mhilli: Ka një episiod të vogël se si arrita në television, nga mosha 10 deri në 18 vjeçe në radio, unë iu përkushtova shkollës dhe u angazhova me disa aktivitete të tjera, ku unë dhashë një pjesë të madhe të kohës. Një ditë të bukur zgjohem dhe them , “unë dua të prek televizionin”, pa e ditur si, sepse nuk kisha kontakte në televizone. Për t’iu futur rrugës së televizionit ishte pak e vështirë. Unë I bëj një telefonatë Julian Dedës, në atë kohë ai punonte te program “2XL”, i them “Juli unë dua të filloj punë në televizion, dua të më marrësh tek “Apartamenti 2XL”. Ai habitet dhe më pyeti se çfarë do të bëja aty. I thashë se nuk kishte rëndësi, rëndësi kishte të më merrte në punë. Ai më tha se aty nuk kishte hapësirë.

“Ndërkohë që më telefonon pas disa kohësh dhe më thotë që në një television kërkonin gazetare terreni. U gëzova shumë, nuk e mora me frikë, por me shumë gëzim. Shkoj, shohin dhe më thonë “ti nuk je për gazetare terreni, ti je për spikere lajmesh”. Futem dhe bëj një provë, më thane që isha mirë por mund të bëhesha dhe më mirë. Aty kalon drejtori dhe më sheh, më bëri 4 pyetje dhe u largua. Pas 2 ditësh më thane se më priste në zyrë, shkova dhe nga sirtari nxorri një dosje, ‘është një projekt që ka kohë që fle, dhe dua ta bësh ti’. Ishte ëndërr. Ishte fat i madh, besim i madh”, tregoi ajo.

Gazetarja foli dhe për humbjen e babait, teksa fjalët ishin tejet të ndjera: “Dua të jetoj për të bërë krenar babain tim”.