Vendi parashikohet të jetë në ndikimin e motit të ngrohtë, falë erërave jugore ku përgjithësisht, do të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të cilat hera herës në veriperëndim dhe bregdet do të marrin karakter deri të dendur.
Në lugina gjatë orëve të mëngjesit, nuk do të mungojë mjegulla e dendur.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rritjen e tyre, e cila do të jetë më e ndjeshme në zonat bregdetare.