Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët më të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë ditën. Por parashikohet që herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në vend.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.