Pas përplasjes fizike në sallën e kuvendit, tensionet kanë vijuar edhe në ambientet e jashtme.
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ishte duke folur për mediat, pas shpinës së tij, deputeti Bledion Nallbati dhe Ervin Salianji kanë patur një moment konfrontimi me deputetin socialist Vullnet Sina.
Sina u sulmua më herët gjatë seancës nga deputeti demokrat Bledion Nallbati, që tentoi ta godiste me grusht teksa po fliste.