Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës. Pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, kreu i qeverisë tha se nuk ka pasur komunikim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. I pyetur nëse Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me forca ushtarake, Rama tha se nuk do të jetë e nevojshme. Ai shtoi më tej se Kosova ka ndërkombëtarët.
Pjesë nga biseda:
Gazetarët: Keni pasur ndonjë komunikim me Presidentin e Serbisë në lidhje me situatën në Veri të Kosovës?
Edi Rama: Jo.
Gazetarët: A do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore?
Edi Rama: Për çfarë arsye do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore dhe për çfarë arsye, Kosova që është një shtet Sovran e demokratik duhet të ketë në territorin e saj forca policore të një tjetër shtetit në territor, që është një territor, integritetin e të cilit e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare.