Vijon prej gati 3 orësh protesta në Tiranë kundër rritjes së çmimeve. Pasi protestuan para kryeministrisë, ata u zhvendosën në Unazë e më pas në rrugën e “Elbasanit”.
Protestuesit bllokuan edhe qarkullimin e automjeteve, duke bërë që policia të reagojë për të shpërndarë turmën.
Qytetarët janë shprehur se të shtunën do të zhvillojnë një tjetër protestë, marshim, në sheshin “Skënderbej”. Ata kërkojnë paketë fiskale nga qeveria. “Në luftë nuk është Shqipëria, por Ukraina”, u shpreh një prej tyre.