Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me video e publikuar në rrjetet sociale, ku një grua në market një market të kryeqytetit ka tentuar të rrëmbejë një fëmij të mitur.
Sipas njëftimit të policisë, babai i fëmijës me inicialet E.D 34-vjeç, e ka kallëzuar rastin se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një zonjë ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Pasi efektivët kanë shkuar tek marketi, kanë marrë pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.
Njoftimi i Policië:
Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:
Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.
Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.