Atletja shqiptare, Luiza Gega gjatë një interviste televizive ka rrëfyer se së fundmi ka kaluar në një gjendje depresive, gjatë qëndrimit të saj në Kenia.
“Ka qenë në fakt një periudhë edhe depresive, që mu desh të kaloja për 4 muaj në një vend të huaj të pasigurt siç është Kenia”, u shpreh Gega.
Më tej ajo tregoi edhe shkakun e kësaj gjendje, ku tregoi se dikush ka tentuar t’i futet në dhomën ku ajo ka qënë duke kaluar netët e qëndrimit të saj atje.
“Tentativë që futen për të vjedhur në dhomë, ka qenë histori në pandemi, ne jetonim në një qendër në Kenia, trajneri kishte dhomën e tij unë timen. Unë atë natë do rrija te vajzat nga Ukraina ise kishin një shtëpi të madhe e ai e kishte dëgjuar zhurmë e më shkruan ke ardhur sonte? I them jo, e aty e kupton që dikush po tenton. Kishte qenë roja që ne na ruante qendrën”.- tregoi më tej atletja.
Sa i takon një prej momenteve më të sikletshme që ajo ka kaluar së fundmi, Luiza shprehet se ajo i ka dërguar një personi me të cilin po bashkëbisedonte online, screeshot-in e bisedës së tij, të cilën ishte nisur t’iu dërgonte dikujt tjetër dhe jo vetë personit bashkëbisedues.
“Pjesa kur i bë dhe screen shot bisedës dhe ti do tja cosh po ia con…nuk ka, ku e ke mendjen o goc? Unë jam shumë natyrë e axhituar, jam personi që nuk më mban vendi e nuk i mendoj gjërat dy herë”, tha ajo në intervistën për emisionin “Glamour Zone”.
E pyetur nëse i ka ndodhur ndonjëherë që të dërgojë ndonjë mesazh pa dashur , Luiza tregon se ajo shpesh herë nxitohet.
“Më ndodh shpesh dhe me mesazhet që shkruaj nga nxitimi tentoj ti hap derën makinës së tjetrit, më ka ndodhur në disa raste dhe është shumë e sikletshme”.
Kampione e Europës, Gega ka rrëfyer se në aspektin e jetës personale, nuk ka një pozicion të qartë se ku ndodhet.
Sa i takon jetës së saj private, apo ndonjë historie dashurie, ajo nuk dha një përgjigjie konkrete.
“Ëmm…si e do po jo? Edhe kshu edhe kshu nuk është se kam as po as jo.“- u shpreh ajo.