Arjan Ballcaj, 42 vje֛ç, ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të përfitonte 200 mijë Euro nga një biznesmen nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Arrestimi i 42-vjeçarit, banues në Kamëz ka ardhur në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Replay 2”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë/Tentoi të përfitonte 200 000 euro, nga një shtetas (biznesmen), nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtar i lartë, vihet në pranga Arjan Ballcaj.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay 2”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sekuestrohet 1 automjet dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay 2”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi i cili ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar një shumë të madhe parash.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Arjan Ballcaj, 42 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ka tentuar të mashtrojë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.