-640-0-4af7e0ae93a1b4876b78c58f39fcb68a

Një tërmet me magnitutë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 21:58 të së enjtes në Kretë.

Epiqendra e lëkundjeve ishte 7 km në jug-jugperëndim të Moiras të Heraklion ndërsa thellësia fokale ishte 8.9 kilometra.

Mbrëmjen e së mërkurës, sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter.

Çfarë thonë sizmologët

“Është ende herët për të thënë nëse kjo ishte goditja kryesore” është shprehur për mediat në vend një zyrtar.

Nga ana e tij, sizmologu Gerasimos Papadopoulos, në një postim në llogarinë e tij në Facebook theksoi se kërkohet monitorim dhe vlerësim shumë i kujdesshëm nga shkencëtarët dhe masa mbrojtëse nga autoritetet vendore.”