Sot, më 18 janar 2025, Shqipëria do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare.

Kthjellimet do të jenë më të dukshme në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa zonat malore do të kenë vranësira më të shpeshta, por pa reshje të parashikuara.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rritje të lehtë si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale, duke variuar nga -3°C në zonat malore deri në 16°C në jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim të ulët në brigjet detare.

Në përgjithësi, kjo fundjavë pritet të jetë me diell dhe kushte të favorshme atmosferike në të gjithë territorin./gazetajone