TIRANË- Një vajzë 30 vjeçe me banim në Tiranë kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare me qëllim mashtrimin e disa shqiptarëve në hapësirën virtuale. Ajo përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta persona.

Në email thuhet se ju mund të ndihmoni të transferojë miliona dollarë para se të konfiskohet nga Banka, ku ishte depozituar. Për këtë kishte disa skenare ose personi kishte humbur jetën ose i kishte mbetur edhe 1 javë jetë.

Një tjetër email rëndom është kur një person pretendon të jetë avokat nga jashtë shtetit ose pretendon të jetë nëpunës tjetër ligjor dhe ju dërgon një mesazh nëpërmjet postës elektronike (e-mail), një mesazh në rrjete sociale ose një letër. Ata ju tregojnë se një person i pasur nuk është më dhe ka lënë pas një shumë të madhe parash duke përmendur dhe emrin viktimës.

I vetë shpalluri avokat pretendonte se ishte duke administruar trashëgiminë dhe nuk ka qenë në gjendje të identifikojë asnjë nga të afërmit e personit që nuk është më. Si rezultat, paratë do të shkojnë për qeverinë ose nuk mund të tërhiqen. Avokati mashtrues sugjeron se, ai mund t’ju ndihmojë që ju të tërhiqni trashëgiminë dhe pastaj mund të ndani paratë midis jush një mjet joshës për të rënë në grackën e mashtrimit.

Mashtruesit do të theksojnë nevojën për fshehtësi dhe do t’ju paralajmërojnë të mos i tregoni askujt tjetër në lidhje me marrëveshjen. Për t’ju nxituar në kryerjen e veprimeve dhe në të njëjtën kohë të ndërmerrni një vendim të nxituar, ata gjithashtu do të theksojnë nevojën për të vepruar shpejt duke vendosur dhe afate në raste të caktuara.