IMG_9816

Në reagimin e saj të parë publik, Ajola Xoxa deklaroi se nuk ka pasur kurrë çanta luksoze si Hermes apo Channel, sipas dosjes së SPAK-ut lidhur me hetimin pasuror.

Por duket se zonjën Xoxa e tradhtojnë fotot e publikuara online, ku në njërën prej tyre shihet me një çantë të markës luksoze Bottega Veneta.

Çantën luksoze që kushton rreth 619£, Xoxa duket se e ka vënë në dasmën e aktorit të humorit Gazment Paja e bërë në tarracën e bashkisë së Tiranës.

E njëjta markë rezulton dhe në listën e blerjeve online të Xoxës që ka kapur SPAK.