Kryeministri Edi Rama ka reaguar për premtimin e pambajtur të tij, që në muajin Mars, Shqipëria do të kishte satelitët e saj në hapësirë.
Duke iu referuar disa lajmeve në media ditët e fundit, Rama shkruan në një postim në rrjetet sociale, se vonesat nuk janë në dorën e tij.
“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Çfarë deklaronte Rama bë muajin Nëntor të 2021:
“Projekti i satelitëve, ju keni dëgjuar, keni parë edhe shumë gallatë dhe humor, megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, sepse e qeshura shëndet bëhet.
Me satelitet që do të hedhim të parin në mars do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërorë të dhëna reale dhe policia do të ketë të dhëna mbi ndërtimet pa leje”.