Gangsterët shqiptarë kanë përdorur TikTok për të bërë thirrje për ndihmë në identifikimin e armiqve të tyre, kështu raporton gazeta britanike The Sun duke iu referuar një videoje në rrjetin social.

Pamjet e filmuara nga kamera e derës të shpërndara në aplikacionin e mediave sociale tregojnë pesë burra me kapuç jashtë një shtëpie.

Në mbishkrimin e videos thuhet: “Kush i njeh këta persona ka 10 mijë paund shpërblim. Dërgoni mesazh për çdo detaj. Kjo është në Londrën veriperëndimore.”

Postimi është bërë nga një llogari e krijuar nga një bandë shqiptare e drogës me qendër në Londër, sipas “The Sun”. Pesë burrat me kapuç thuhet se kishin hyrë në një fermë kanabisi që i përkiste shqiptarëve.

Komentet në video ishin të mbushura me njerëz që bënin thirrje për hakmarrje ndaj tyre. Njëri shkruante: “Nëse i gjeni, pritini duart dhe këmbët”. Një tjetër komentonte: “Hakmarrja do të bëhet për ta kur të kthehen në Shqipëri”.

TikTok që atëherë ka hequr llogarinë “London Thieves”, duke thënë se provokon kërcënimet e dhunshme, promovimin dhe nxitjen e dhunës dhe aktiviteteve kriminale që mund të dëmtojnë njerëzit, kafshët ose pronën, sipas The Times. Gjigandi i mediave sociale tha se punëson dhjetëra mijëra profesionistë të sigurisë të përkushtuar për të mbajtur aplikacionin të sigurt, duke përfshirë njerëz që flasin më shumë se 70 gjuhë, përfshirë edhe shqipen.

“Bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani mendohet se kanë hyrë me sukses në pjesën më të madhe të tregut të kanabisit, duke zëvendësuar grupet e krimit vietnamezë që më parë dominonin. Megjithatë, lëvizja ka krijuar gjithashtu probleme, me disa incidente që sugjerojnë se grupe të ndryshme shqiptare tani po sulmojnë vendet e njëri-tjetrit dhe po luftojnë për kontroll”, raporton “The Sun”.

The Sun: Si gangsterët shqiptarë e përdorin TikTok-un për