Reperi Arkimed Lusha i njohur si Stresi njihet për mbështetje që ka ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Reperi flet shpesh për ‘dashurinë’ që ka ndaj Berishës dhe që i qëndron besnik gjithmonë. I ftuar në ‘E diell’, Stresi mes mospërkrahjes ndaj Berishës dhe dënimit ka zgjedhur këtë të fundit, madje duke u vetëofruar që të marrë dënimin.

PJESË NGA BISEDA:

Nevina Shtylla: Thuaj që Sali Berisha nuk është më i preferuari juaj në PD dhe mbështet Enkelejd Alibeajn

Stresi: Vetëm më hidhni një arkë me vezë

Nevina Shtylla: Ulu ulu, e morëm vesh qartë

Stresi: Vetëm këtë që se bëj kurrë

Raporti i ngushtë që ka reperi me liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhet me faktin që babi i tij Sali Lusha ka qenë truprojë i Berishës.