Keisi Medini, Tan Brahimi dhe Bledi Mane, janë tre banorët e rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Tre prurjet e reja pritet që të sjellin një atmosferë ndryshe në “Big Brother VIP2”.
Madje duket se gazetari i njohur Mane e ndryshoi rrjedhën e lojës që mbrëmë. Banori më i ri u prit nga Dea Mishel, pasi janë kolegë në emisionin “E Diell” në Top Channel.
Mane në një fare mënyrë i tha Deas se atë po e përdorin dhe e këshilloi atë të fitojë “pavarësi”. Komenti i Bledit, vuri në lëvizje Dean, e cila pas spektaklit pati një debat për disa minuta me Olta Gixharin, me të cilën ka qëndruar shumë pranë në BB VIP.
Në një moment Dea e pyeti aktoren e njohur, nëse vërtetë u mërzit aq shumë nga dalja e Amos Muji Zaharia, pasi në shtëpi kanë ndodhur plot situata dhe ajo nuk ka reaguar asnjëherë në këtë mënyrë, duke qenë se gjithë kohën ka përmndur faktin që është grua e fortë.
Olta zgjodhi të mos e komentoi fare, pasi sipas saj, nuk ja kishte marrë mendja kurrë që dilte Amos. Ajo priste që të eliminohej Diola.
Dea madje ngriti dyshimin se Olta dhe Luizi janë skuadër bashkë, pasi ajo në situata të caktuara, sillet mirë me të, ndërkohë që i përkasin grupeve të ndryshme.
Por jo vetëm kaq, pasi Dea ngriti shumë pikëpyetje mbrëmjen e kaluar, për mënyrën sesi Olta po sillej me Luiz Ejllin. Sipas saj, ata të dy, i përkasin së njëjtës skuadër dhe thjesht po bëjnë një lojë duke përfshirë edhe të tjerët.
Mendimi i Deas u kundërshtua me revoltë nga Olta, e cila tha se ajo po logjikon gabim. Nëse do ishte kështu, tha Olta, atëherë ajo nuk kishte pse dërgonte në nominim çdo javë Efin.
Por, Dea nuk u bind. Ajo tha se situata me Efin ishte personale, dhe se zgjedhja e saj për ta dërguar gjithmonë në televotim nuk ka të bëjë me faktin që ka dashur të godasë Luizin.
Pas disa minutash bisedë, vajzat thanë që ky debat nuk do mbetet me kaq, por do flasin në ditët në vijim.