Ditën e sotme, me urdhër të Prokurorisë se rrethit Elbasan është arrestuar drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut, Artion Taçi.
Përveç Taçit, në pranga janë vënë edhe nëpunësja e zyrës së taksave në bashki, 1 biznesmen dhe dy qytetarë.
Mësohet se Taçi akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor pasi ka influencuar tek nëpunësja e zyrës së taksave në bashki që të lëshonte vërtetime false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.