Tmerr në Britaninë e Madhe! Një nënë ka mbajtur të mbyllur në një sirtar për tre vite vajzën e saj të mitur. Mësohet se ajo futi vajzën e saj në një sirtar kur ajo ishte 7-muajshe për tre vite dhe nuk e lejoi kurrë atë të dalë jashtë. Ajo u dënua me 7 vite dhe 6 muaj burg për “neglizhencë ekstreme”
Prokurorët gjatë akuzës thanë se vajza e saj nuk doli kurrë jashtë për të parë dritën e diellit ose për të thithur ajër të pastër. Rasti u zbulua teksa një vizitor shkoi në shtëpinë e saj dhe dëgjoi të miturën të qaj.
Gjykatësi Stephen Everett tha se e akuzuara e kishte privuar vajzën e vogël nga çdo dashuri, çdo dashuri e duhur, çdo vëmendje e duhur, çdo ndërveprim me të tjerët, ushqimin e duhur dhe kujdesin mjekësor shumë të nevojshëm. Gjykata tha se nëna fshehu praninë e foshnjës nga vëllezërit e motrat e saj duke e fshehur në sirtarin e shtratit dhe e mbajti sekret edhe nga partneri i saj, i cili shpesh rrinte në shtëpi.
Vajza ishte kequshqyer, deri në atë pikë sa dukej si një foshnjë shtatë muajshe dhe jo si një trevjeçare. Ajo ishte ushqyer me Ëeetabix qumështor përmes një shiringe. Ajo kishte edhe disa probleme të tjera mjekësore, për të cilat nëna e saj nuk kishte kërkuar trajtim.
Një punonjëse sociale u thirr në shtëpi pas zbulimit dhe e përshkroi si tmerr gjendjen e saj nga ajo që pa kur hyri në dhomën e gjumit. Fëmija u gjet deformime dhe skuqje.
Punonjësja sociale tha ajo e pyeti nënën e të miturës së ku po e mbante vajzën dhe ajo iu përgjigj se po e mbante në sirtar, pa asnjë emocion.