
Katër vjet aleancë e pashpallur mes socialdemokratëve të politikanit të sanksionuar Tom Doshi dhe kryeministrit socialist Edi Rama pritet të marrin një kthesë të papritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë që Doshit i takon një nga katër komisionerët e grupeve të numërimit të votave.
KQZ pritet të votojë formulën e ndarjes së komisionerëve të grupeve të numërimit të votave, një formulë që, sipas propozimit të publikuar për konsultim publik, i jep Partisë Demokratike në opozitë dhe aleancës së saj për “Shqipërinë Madhështore” dy numërues nga katër ndërsa dy të tjerët mbeten për t’u caktuar, një nga Partia Socialiste e Edi Ramës dhe një nga Partia Socialdemokrate e politikanit të sanksionuar nga Administrata Biden, Tom Doshi./gazetajone