
Ceremonia e sotme e “Topit të Artë” ka qenë mjaft e veçantë sidomos për tifozët shqiptarë, pasi një prej futbollistëve në venat e të cilit rrjedh gjak kuqezi, Granit Xhaka është renditur në vendin e 16-të në klasifikim.
Edhe pse Xhaka zgjodhi të luajë për Zvicrën lidhjet e tij me Shqipërinë janë mjaft të forta, pasi vëllai i tij Taulanti luajti për kombëtaren shqiptare.
Megjithatë pavarësisht kësaj arritjeje të madhe, Granit Xhaka, nuk është futbollisti i parë shqiptar që garonte për trofeun “Topi i Artë”, pasi në të shkuarën ka qenë edhe legjenda Sokol Kushta.
Legjenda kuqezi në vitin 1987, ishte mes kandidatëve të përzgjedhur nga “France Football” asokohe për trofeun prestigjioz. Ai e mbylli votimin me një pikë, po aq sa ikona e futbollit gjerman Rudi Fëler. Altobeli, Saravakos dhe Hodëll.