Ka folur nusja 20-vjeçare e cila tradhtoi bashkëshortin e saj në Librazhd dhe u kap “mat” nga vjehrra dhe vjehrri. Ajo ka treguar se është në kushte të rënduar, ajo si dhe familja e saj. Më pas ajo shton se është kërcënuar me jetë nga i vëllai i cili jeton jashtë.
20-vjeçarja në rrëfimin e saj, shpjegon se ka folur me të dashurin pas ngjarjes, duke tregua se këshilla e tij është që të denoncojë personat që e kanë filmuar.
Atë natë je dhunuar?
Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.
Kush e filmoi këtë episod?
Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.
Si i ke marredheniet me babain?
Me babain nuk flas dot, s’e kam frikë. Ai vazhdon dhe nuk i duron dot ato që kanë ndodhur dhe thotë fjalë të pista. Nuk do që të më shoh me sy, asgjë.
Si mendon do arrish që të komunikosh me babain? Kush i shpërndau në portale?
Njerëzit e burrit i kanë çuar në faqe dhe ato i shpërndanë.
Pse duhej ky diskriminim?
Zoti e pastë me ta
Sa ke qëndruar në Librazhd në spital atë natë?
Vetëm një natë ndenja. Ndenja në oksigjen 1 orë. Më dhemb trupi i gjithë. Atje u bëra si më mirë. Më mori policia në komisariat dhe më pas fola me babain dhe e la që do më merrte. Në momentin që ishin policët, më gjuajti prapë. Erdhëm në shtëpi, filloi prapë. Atë natë nuk kam bërë qetësi.