Nusja e cila u përfshi në incidentin e ndodhur në Librazhd ka folur per emisionin “Me zemer te hapur”.

Nusja u kap nga prindërit e bashkëshortit duke tradhtuar të shoqin, i cili jetonte në Gjermani.

Ajo ka treguar se pas kësaj ngjarjeje është dhunuar edhe ajo edhe djali më te cilin tradhtonte bashkëshortin.

Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit. Ti ke versionin tënd. Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.

Je 20 vjeç?
Po!

Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe. Si u bë kjo martesë?
Isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte dhe pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte: është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top: është familje e mirë.

Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent?
Të dy, vjehrri, vjehrra që ma mbushën mendjen.
Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi.

Prej sa vitesh jeton burri në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.

Çfarë ndodhi atë natë?
Atë natë unë kam fjet gjumë, ata nuk e di, më droguan se di ç’më kishin fut. Çelësin e kanë lënë jashtë. Kishin çelës të vetin ata. Unë konsumova darkë me ta. Mua më merreshin mend atë natë, nuk e di ç’më ndodhi. Atë natë shkova në spital, më vendosën oksigjen, kam ende dhimbje.

Ti ke konsumuar darkë? S’je ndjerë mirë?
Nuk isha mirë, kisha dridhje. Shkova në shtëpi. Nga ora 22:00, ishte ai djali aty. Ata erdhën, më kapën komshinjtë me shkopinj. Kisha 1 muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar. Ishin shumë persona, ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më hoqën batanijen. Më tha vjehrri një fjalë të pisët, se duroj dot.

Ato në video pretendojnë se të kanë paralajmëruar…
Po…(qan) Nuk e kisha kuptuar. S’më thanë asgjë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Si i njohe me bashkëshortin?

Kemi pyetur. Ai më tha që s’kam qenë as i fejuar as i martuar, ka punuar. Më ka thënë që s’ka qenë asnjëherë i lidhur. Ma mbushi mendjen. Unë kam qenë në distancë me të. Një muaj qëndronte dhe ikte. Nuk është se e kemi shijuar. Edhe kur ishte këtu më shumë rrinte nëpër lokale. Unë qëndroja me vjehrrën dhe vjehrrin.

Donin të më bënin shërbëtore. Ato më fejuan që të bëja punët. Unë punoja dhe tokën, punoja dhe në shtëpi, unë aq fuqi kisha. Ata donin dikë që t’i shërbente. Këtë e kam kuptuar vetë. Banesa është blerë në emër të vjehrrit. Unë vetëm flija te shtëpia ime, ndërsa të gjitha gjërat e tjera i bëja te ata.

Pyetje: A kishin rënë ato në gjurmët e të dashurit tënd, djali pretendon se nuk kanë ditur gjë, por vjehrra dhe vjehrri thonë se të kanë paralajmëruar?

Nusja: Ky djali më pëlqente dhe mbase krijohej një lidhje, por duhet të divorcohem njëherë pastaj të shohim.

Është dhunuar ai?

Nusja: Po të dy jemi dhunuar.

Si e kanë pritur prindërit?

Prindërit kanë reaguar keq, i ranë të fikët. Ata s’e prisnin. Babi është shumë keq, mami duket sikur po e kalon, por babi nuk mundet. Kam folur me bashkëshortin. Vetëm më ka mallkuar. Jam pajisur me urdhër mbrojtjeje. Dua të ruhem nga babai. Nuk e di se nga më vjen rreziku. Kam frikë. Unë me babin nuk flas dot.

Si i ke marrëdhëniet me babain?
Me babain nuk flas dot, s’e kam frikë. Ai nuk i duron dot ato që kanë ndodhur dhe thotë fjalë të pista. Nuk do që të më shoh me sy, asgjë.

Si mendon do arrish që të komunikosh me babain? Kush i shpërndau videot në portale?
Njerëzit e burrit i kanë çuar në faqe dhe ato i shpërndanë.
Pse duhej ky diskriminim?
Zoti e pastë me ta!
Sa ke qëndruar në Librazhd në spital atë natë?
Vetëm një natë ndenja. Ndenja në oksigjen 1 orë. Më dhemb trupi i gjithë. Atje u bëra si më mirë. Më mori policia në komisariat dhe më pas fola me babain dhe e la që do më merrte. Në momentin që ishin policët, më gjuajti prapë. Erdhëm në shtëpi, filloi prapë. Atë natë nuk kam bërë qetësi.

Ndihesh e penduar?

Bashkëshortit do t’i thoja pse s’më more në Gjermani, pse më le këtu. Pse më le të bëhem shërbëtore. Të ketë turp familja e tij që më shpërndau në internet. Unë edhe jam penduar edhe jo. i kërkoj falje familjes time, ndërsa atyre s’i kërkoj falje, kurrën e kurrës. E di që gabova, i kërkoj falje mamit.

Me djalin e videos ke folur më?
Kam folur dhe më tha “duhet ta denoncosh”. i ke parë videot vetë. Nuk e di nëse ai ka bërë denoncim. Tha “bëj ti denoncim”.

Nga Librazhdi është?
Po!

Sa larg jetojnë prindërit e t’u me familjen e bashkëshortit?
Një orë me makinë.

Ke mundur të dalësh jashtë banese aty? Të kanë identifikuar?
Disa më kanë thënë; je ti. Disa jo. Vëllain e kam në Greqi dhe më tha; kur të vijë aty do të vras.

Përpara se ta mbyllim, keni diçka tjetër për të thënë?

Kam diçka…duhet të fshihen videot. Do bëj denoncim për ata njerëz. Vjehrrën, vjehrrin të gjithë.