Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në qeli, Kreshnik Farrukun.

Gjatë seancës së kësaj të enjte GJKKO ka lënë në fuqi kërkesën “arrest me burg” të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kreut të klanit “Farruku”.

Në qeli është lënë edhe Julian Kollçaku si dhe Maksim Ndoci.  “Nuk jam unë ai që pretendoni” tha Farruku në seancën gjyqësore në GJKKO

Këta dy të fundit u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar me kërkesë të autoriteteve italiane, ndërsa këtë të hënë u njohën me një masë të dytë sigurie.

Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit “Farruku” u arrestua mbrëmjen e 11 janarit 2025 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Farruku u arrestua në Manzë të Durrësit me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Për arrestimin e këtij shtetasi mbi të cilin ishte në fuqi masa e sigurisë “arrest shtëpie” e dhënë nga Gjykata e Durrësit u desh ndërhyrja e Forcave RENEA.

GJKKO ka firmosur masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, teksa ditë më parë ai u vetëdorëzua dhe gjendej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, dhënë nga Gjykata e Durrësit.

Gjatë seancës së zhvilluar më 7 janar 2025, Gjykata e Durrësit mori në shqyrtim kërkesën për arrestimin e përkohshëm të vëllezërve Farruku, Kreshnik dhe Erneo Farruku, pasi Gjykata e Brescia me vendimin Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, caktoi ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat “Organizata kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Ndaj 51-vjeçarit i cili njihet edhe si Kreshnik Budlla rëndojnë akuzat “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.