Detaje të reja kanë dalë lidhur me babë e bir që humbën jetën sot si pasojë e shpërthimit në Lushnje.
Mësohet se sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit. Ndërsa i riu, 20-vjeçar, kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Rolandi ishte baba i tre fëmijëve, ndërkohë që dhe më parë bënte të njëjtën punë, pra me vinç.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme, kur në një kapanon në Lushnje u shënua një shpërthim i madh.
Ishte ora 15:30 kur babë e bir Landi dhe Lidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.
Dyshohet se një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela.
Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Lidio, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma.