Pesë fëmijë, mes tyre më i vogli, 3 vjeç, por edhe nëna, burra, gra dhe nipër e mbesa, janë 179 viktimat e rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, shumë prej të cilëve ende presin të identifikohen.
Shumica e tyre ishin turistë që ktheheshin në shtëpi me fluturimet e Jeju Air pas një udhëtimi për Krishtlindje në Tajlandë. Asnjë nga 175 pasagjerët nuk i mbijetoi rrëzimit të avionit, më i keqi që goditi Korenë e Jugut që nga viti 1997. Katër anëtarë të ekuipazhit vdiqën gjithashtu dhe vetëm dy mbijetuan.
Shumë prej tyre nuk njihen për shkak të dëmtimeve të marra nga përplasja dhe vetëm disa dhjetëra janë identifikuar përmes gjurmëve të gishtërinjve. Të afërmit e dëshpëruar janë zemëruar me autoritetet, të zhgënjyer për kohën që është dashur për të identifikuar të dashurit e tyre, raportoi BBC. Të gjithë të afërmit, qindra familje, ishin mbledhur në aeroportin e Koresë, ku presin të telefonojnë apo të kenë informacion për të dashurit e tyre.
“Nuk mund ta besoj se e gjithë familja sapo u zhduk”, tha një burrë në pritje, duke thënë se nipi dhe dy djemtë e tij ishin në fluturim pasi shkuan për të festuar provimin e pranimit në kolegj. Me të, mes britmave dhimbjeje dhe dëshpërimi, qindra njerëz të tjerë.
Brenda aeroportit është ngritur një morg i përkohshëm, ndërsa jashtë janë rreshtuar furgonë për të marrë një nga një trupat që po identifikohen. Siç raportojnë autoritetet lokale. Midis pasagjerëve në bordin e avionit ishin 173 koreano-jugorë dhe dy tajlandezë, 82 ishin meshkuj dhe 93 femra, të moshës nga tre deri në 78 vjeç.
Të gjithë ata ndoshta e kuptuan plotësisht se çfarë po ndodhte siç tregohet nga mesazhi i dërguar nga një prej pasagjerëve për një pjesëtar të familjes në ato minuta të tmerrshme. “Kam fjalët e mia të fundit për të thënë”, lexohej në tekst, duke iu referuar faktit se zogjtë ishin ngecur në motorin e avionit.