![-640-0-ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1-1685469324](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/07/640-0-ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1-1685469324.jpeg)
Është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Pjezë Shijak të Durrësit, një 35-vjeçar që rezultonte i zhdukur.
Policia bën me dije se sot rreth orës 19:00 në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur, dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.
“Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa”, njofton policia.