Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali.

Një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

I mituri, i identifikuar si Roel Abedoni, humbi jetën pas dy orëve agoni në spital, në Tivoli.

Makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin.

Ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë.

Ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.