Një efektiv i FNSH Shkodër, i identifikuar si Nikoll Lekndreu, ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar.
Ngjarja e cila dyshohet se është aksidentale, ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Bardhaj, ku efektivi po udhëtonte me motor dhe si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë e aksidentit efektivi ka humbur jetën.
Efektivi i FNSH u po kthehej në banesë, pasi kishte dalë nga një lokal me miqtë.