Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një shtëpi private në zonën pranë Maternitetit të ri në Tiranë.
Bëhet e ditur se forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6-muajshe. Fatkeqësisht, foshnja ka ndërruar jetë ne spital, ndërsa e moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga hetimi i organeve kompetente mësohet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose si pasojë e bombulës së gazit.
Burime bëjnë me dije se prindërit e viktimës ishin të divorcuar dhe prandaj foshnja jetonte e vetme me gjyshen.