“Piramida do të shërbejë si një qendër e madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat”.

– Kështu do ta cilësonte Erion Veliaj projektin e transformimit të Piramidës në inagurimin e zhvilluar 9 muaj më parë.

Ajo që nisi si një përpjekje për të nxitur zhvillimin e teknologjisë dhe mbështetjen për fëmijët dhe të rinjtë e kësaj fushe, tashmë ka përfunduar si një panait baresh dhe restorantesh ku padyshim vendet më të privilegjuara i kanë marrë blogerët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Gjithcka nisi në vitin 2020 kur Bashkia e Tiranës shpalli tenderin për rikonstruksionin e Piramidës me vlerë 230 mil lek të reja. Që sigurisht gjatë rrugës shtoi dhe 2 mil euro për fituesit, kompania “Fusha” dhe “Edil.al”

Nëse projekti fillestar parashikonte ngritjen e qëndrës TUMO për kurse në fushën e programimit dhe kodimit për fëmijë dhe të rritur, në vendin më të dukshëm të Piramidës sot sheh dyqanin “ALBA GAME” që shet pajisje elektronike.

Në vend të premtimeve për qëndër inovative, tek Piramida mund të pish kafe, të ushqehesh në restorante luksoze dhe tek tuk mund të gjesh dhe ndonjë vend ku mësohet programim. Një vëzhgim i VNA liston baret dhe restorantet e Piramidës.

SUBJEKTET TREGTARE (bar -kafe, restorante, dyqane suveniresh, lojërash, të kompanive të telekomunikacionit si dhe banka tregtare) që operojnë në ambiente me qera tek Piramida:
‌Aty
‌Banas
‌Pastaria
‌Papas
‌Mulliri
‌Mon Cheri
‌Sentea
‌Soma
‌Dev8
‌Tonys
‌AlbaGame
‌Kompania e Sigurimeve Sigal
‌Banka Intesa Sanpaolo
‌Vodafone (pritet të hapet)
‌One (pritet të hapet)

Në disa cepa të Piramidës, transformimi i së cilës me miliona euro është paguar nga taksat e qytetarëve të Tiranës, mund të gjesh dhe zyra të tjera: si Zyra e SHBA për edukimin , OJQ, Junior Achievment Albania ,Zyra e Kolegjit Europian
Klubi Francez.

Nuk do shumë për të kuptuar se flluska e edukimit për të rinjtë që prezantoi Rama dhe Veliaj nuk është gjë tjetër veç se bakshish i pushtetit për bizneset dhe blogerët e propagandës. Të rikonstruktosh Piramidën me lekët e taksapaguesve dhe t’ja servirësh atë servilëve të pushtetit për të mbajtur gjallë propagandën e Veliajt është një abuzim flagrant që duhet hetuar.

Sa për blogerët e propagandës, turpi është diçka që ndoshta nuk shoqërohet me sanduiçe dhe pjata të shtrenjta. Ama me bojkot mund të shtyhet shumë mirë!