Dy persona kanë rënë në pranga pasi transportuan një armë zjarri kallashnikov, me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët””, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.