Pas një dite ku emri i saj ishte në qendër të vëmendjes mediatike, për përfshirjen në dosjen e SPAK, ku del në rolin e transportueses së parave të ish-të fejuarit, Elvana Gjata është bërë e gjallë në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka bërë disa postime në Instastory, ku njofton se do të jetë në disa koncerte në festat e Nëntorit në Gjermani.

Ndërkohë këngëtarja ka hequr mundësinë për të komentuar në postimet e saj në rrjetet sociale. Ky është rasti i dytë kur këngëtarja del në skenë në ngjarje kriminale, në saj të fejesës së saj me Ervin Matën. Në dosjen e fundit ajo përmendet si personi që dërgonte paratë e Ervin Matës në Shqipëri, cash dhe përmes llogarive bankare.

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:

Ndryshe nga masakra e ish-Bllokut, ku Elvana Gjata do të bënte një reagim pas ngjarjes, këtë herë këngëtarja duket se ka zgjedhur që të injorojë dosjen e SPAK, sa kohë që ndaj saj nuk ka ndonjë masë sigurie. Mbetet të shohim postimet nga koncertet që do të mbajë në Gjermani.