I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijoi dëshminë e tij në Gjykatën e Posacme në procesin “Plumbi i Artë”. Ai foli këtë seancë për lirimin e tij nga qelia dhe deklaroi se ishte ndihmuar nga dhëndërri i vëllait të Ministrit të Drejtësisë.
Ndërmjetës mes tyre – sipas të penduarit – ishte avokati Alban Bengasi. “Më siguruan një raport që kisha vetëm pak muaj jetë”, deklaroi Dumani, i cili atëkohë u lirua nga qelia për t’u shndërruar një nga vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në vend. Ai tha se për të dalë në 2014 nga burgu pagoi 40 mijë euro.
Referuar vendimit të gjykatës në atë kohë, rezulton se Nuredin Dumani është liruar për arsye shëndetësore. Dumani prej disa seancash për krimet e kryera prej tij dhe anëtarëve të grupeve kriminale.
Mbi bazën e dëshmisë së Nuredin Dumanit SPAK ka zbërthyer disa grupe kriminale dhe ka arrestuar shumë bossë të krimit apo i ka shpallur ato në kërkim./gazetajone