
Në një seancë të tensionuar gjyqësore, Nuredin Dumani, bëri një deklaratë të fortë, duke pranuar se ka qenë pjesë e një grabitje të realizuar në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës.
Ai tha se Dorian Shkoza i ka thënë se banesa ku është bërë vjedhja është e dhëndrit të Agron Dukës.
Dumani theksoi se së bashku me të tjerë kishin vjedhur një shumë prej 500 mijë eurosh, të fshehura në një banesë në Shijak dhe Vilbashtovë.
Ai tregoi gjithashtu se grabitja ishte kryer me makinën e tij, të cilën e kishte bërë të paidentifikueshme duke hequr targat.
Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Collakut, i late leket dhe u larguat.
Dumani: Po
Gentian Sharra: Si more nuk i numërove leket, u largove pa i numeruar, aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutet, si ikin pa numeruar leket.
Keni kryer grabitje banesash?
Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.