Në qytetin e Kamzës një i ri ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave pasditen sotme dhe më pas është larguar. Policia thotë se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij .
Autori që ka qëlluar me armë ndaj Ilir Halili dhe Astrit Halili është identifikuar dhe ai është Jetmir Koleci.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.