Në fshatin Larushk, Krujë është shënuar një ngjarje e rëndë në të gdhirë të së martës.

Rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së shtetasit, Gentian Bejtja ka pasur të shtëna me armë. Si pasojë ka humbur jetën një person.

Bëhet fjalë për Ramazan Sinon, ndërsa ka mbetur i plagosur nipi i tij, Alvi Bejtja.

Rreth orës 00:40 në Tapizë, te Lapidari është gjetur një automjet, dyshohet tip Volkswagen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Dyshohet se objektiv i atentatit që ka tronditur Krujën ka qenë Gentian Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

Kujtojmë se në vitin 2022, ndaj Bejtjës, është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.