trump

Meksika ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të shtyjnë vendosjen e tarifave 25% për mallrat nga Meksika për një muaj, pas një bisede të zhvilluar mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum.

Ky zhvillim vjen pas një marrëveshjeje mes dy liderëve, e cila përfshin një angazhim të Meksikës për të forcuar kufirin me 10,000 trupa të Gardës Kombëtare, të cilët do të dërgohen menjëherë në terren.

Këta trupa do të kenë si prioritet parandalimin e trafikut të drogës në SHBA, me fokus të veçantë në fentanyl (një drogë e rrezikshme), që ka qenë një nga shqetësimet kryesore të Trump.

Presidentja Sheinbaum ka shtuar se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë marrë angazhimin për të punuar në parandalimin e trafikut të armëve nga Meksika.

Sakaq, presidenti Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin kanadez Justin Trdeau.

“Kanadaja as nuk i lejon bankat amerikane të hapen apo të bëjnë biznes atje. Për çfarë bëhet fjalë? Shumë gjëra të tilla, por është gjithashtu një LUFTË E DROGËS, dhe qindra mijëra njerëz kanë vdekur në SHBA nga droga që derdhet nëpër kufijtë e Meksikës dhe Kanadasë”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth”.

Tarifat e vendosura nga Trump në Kanada do të hyjnë në fuqi nesër.