Drejtoria rajonale e OSSH-së Tiranë është trembur. Me argumentin se mund të përhapen sëmundje të tjera si pandemia COVID-19, OSSH ka hapur një tender mbi 320 milionë Lekë për dezinfektimin e ambienteve të saj.
Objekti i kontratës është për “shërbimin e pastrimit dhe dezinfektimit për objektet e OSSH sh.a dhe objektet në administrim të FSHU sh.a. Vlera e prokurimit është 32,253,174.3 Lekë. Kontrata është për një vit. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 07/11/2023. Shërbimet e dezinfektimit janë të rëndësishme për sigurinë dhe shëndetin publik.
Përmasat e pandemisë së COVID-19 dhe nevoja për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera kanë bërë të qartë se dezinfektimi është një pjesë e rëndësishme e pastërtisë dhe sigurisë së ambienteve publike” argumenton drejtoria rajonale e OSSH-së Tiranë.
Për të provuar kapacitetet teknike dhe profesionale, OSSH kërkon që operatorët ekonomikë duhet të paraqesin dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që kanë në dispozicion apo që mund t’i vihen në dispozicion për të përmbushur kontratën.
Por çfarë kërkon konkretisht me kaq merak? Makineri thithëse pluhurash dhe lëngjesh. Makineri larje-tharje, fshesa korrenti dhe pajisje për larjen e dritareve.
“Pajisja eshte projektuar per te pastruar ne siperfaqe te thate dhe te lagesht, duke e bere te pershtatshme per pastrime ne mjedise te ndryshme, duke mare parasysh dhe fuqine, pajisja heq ne menyre efektive pluhurin, papastertite, derdhjet e lengjeve etj.
Makineria e thithjes se pluhurave ne te thate dhe te lagesht mund te perdoret ne menyre shume komode si ne ambjentet e brendshme dhe te jashtme, duke mare ne konsiderate dhe ambjentet e Autoritetit ku jane te brendshme dhe ballkone ose obore te jashtme, gjithashtu dhe numrin prej 161 ambjente, arsyetojme se minimalisht per te plotesuar nevojat duhen 10 cope.
Makineria thithëse e pluhurash dhe lëngjesh është kritike për të larguar dhe kontrolluar substancat e ndryshme të ndotura. Paraqitja e mjetëve të nevojshëm tregon se operatori ekonomik është i pajisur për të ofruar shërbimin me efikasitet dhe cilësi të lartë” kërkohet në dokumentacion.