Foshnja e gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se foshnja ndodhet në intubim për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur.

Foshnja kishte pak kohë që kishte ardhur në jetë kur u gjet e mbështjellë me batanije dhe e vendosur në një kolltuk të vjetër në katin e nëndheshëm të një pallati në Yzberisht.

Ishin banorët ata që dëgjuan fillimisht të qarat e foshnjes dhe më pas njoftuan policinë.

Ndërkohë, uniformat blu janë duke kqyrur kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e personit që e ka braktisur.