Personi që shihni në foto, është 23-vjeçari Xhimi Baka, i cili mbeti i vrarë një natë më parë në Fier.

I riu u godeit tre herë me thikë nga Xhulian Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.

Miho është ish-bshkëshorti i të dashurës së 23-vjeçarit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti fillimisht verbal mes të dyve, por që degjeneroi në përdorimin e thikës nga Miho.

Ky i fundit tashmë është arrestuar. Baka u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti tu mbijetonte plagëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.