Mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së është edhe një efektiv i policisë.
Bëhet fjalë për Marash Gjonin polic i kufirit në Shkodër i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.
Prokurori Vladimir Mara tregoi metodën që ky grup përdorte për shpërndarjen e lëndës narkotike. Ai tha se lënda narkotike fshihej nëpër kamionë, të cilët shpërndanin mallra të ligjshme dhe fshehja e saj bëhej në vende enkas që nuk kapeshin as nga skanerat.
“Trafikimi bëhej me kamionë, të cilët transportonin mallrat ë ligjshëm. Lënda narkotike futej në vende të bëra enkas. Ishin vështirë të kapeshin edhe nga skanerat”, tha ai.