Zbardhet dëshmia e kryeskretares të Gjykatës së Lezhës, e cila ishte zhdukur prej ditës së djeshme ndërsa sot është gjendur dhe mës është shoqëruar në polici.
Ajo ka thënë në polici se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. Marku ka thënë se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe nga mediat e ka mësuar që po e kërkonin.
Ndër të tjera ajo thote se ka komunikuar me familjarët e saj me një numër të një punonjësi.
Marku ishte zhdukur që ditën e djeshme ndërsa bashkëshorti i saj ka bërë denoncimin në polici. Ajo u gjet pasditen e sotme.
“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”– tha Marku në polici.